
OKB-ja ka paralajmëruar se mungesa e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon reagimin ndaj një tërmeti vdekjeprurës që goditi Mianmarin të premten, ndërsa kërkimi për të mbijetuarit po vazhdon.
Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.7 që ka prekur edhe vendet fqinje, përfshirë Tajlandën.
Në Bangkok, një trup i 12-të është gjetur të shtunën në mbrëmje nga vendi i një ndërtese të shembur dhe në Mandalay, Mianmar, një grua është gjetur e gjallë pasi kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 30 orë.
Në Mianmarin e shkatërruar nga lufta, Qeveria e Unitetit Kombëtar- e cila është në mërgim për shkak të juntës ushtarake, ka njoftuar një “pauzë dy-javore në operacionet ushtarake sulmuese” në zonat e prekura nga tërmeti.
Top Channel