
Policia gjen dhe sekuestron 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore lidhur me arrestimin e dy shtetasve Mikeljan Toma, dhe Renato Mneri, të cilët u arrestuan më datë 26.03.2025, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vjedhje”, e kryer në bashkëpunim, pasi nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin e vjedhur me të cilin lëviznin, kanë siguruar informacion se njëri prej shtetasve të arrestuar kishte dhe një banesë tjetër në përdorim.
Nga hetimet ka rezultuar se Toma kishte në përdorim banesën e shtetasit G.V., në fshatin Dajç (pronari i banesës rezident në Itali).
Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i kishte siguruar dhe i mbante shtetasi i arrestuar Toma.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Top Channel