Sfidat e qeverisë së re të Kosovës, eurodeputetët: Qeveria e re duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun me Serbinë

29/03/2025 12:14

Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ketë një agjendë të qartë në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl e theksoi se kjo çështje duhet të jetë sipas tij, prioritet absolute për ekzekutivin dhe legjislativin e ri, të dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Duke lënë të kuptohet se tashmë Brukseli pret lëvizje konkrete, Mandl u shpreh se “është e rëndësishme që të vësh vet diçka në tryezën e bisedimeve”. “Është e rëndësishme jo vetëm të presësh se çfarë do të vënë në tryezë përfaqësuesit e BE-s, por duhet të vendosësh edhe vetë diçka.

Kjo duhet të trajtohet si një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme, të parlamentit të ri në Republikën e Kosovës, që të ketë një agjendë të qartë, të qartë se si të zgjidhen problemet, se si të adresohen çështjet e hapura të pazgjidhura. Kjo do të ishte qasja që mund t’ua rekomandoj të gjithëve në Kosovë, pa marrë parasysh nëse janë në opozitë, në pozitë, pa marrë parasysh kush do të krijojë një qeveri të re”, deklaroi ai. Mandl është optimist se përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Kaja Kallas do të angazhohet për dialog pozitiv mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se Komisioni i ri për Marrëdhënie të Jashtme dhe përfaqësuesja e Lartë për Marrëdhënie të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka ndërmarrë hapa shumë pozitiv drejt një dialogu më të mirë. Ajo e merr shumë seriozisht këtë çështje. E kupton se ka një fushë të barabartë, nuk është një shtet më i rëndësishëm se tjetri.”, ishte komenti i tij.

Optimist ai është edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian kundër Kosovës të vendosura në qershor të vitit 2023.

”Mendoj se gjithnjë e më shumë në Komisionin Evropian dhe veçanërisht në Parlamentin Evropian janë shumë më në favor të heqjes së këtyre sanksioneve, këtyre masave”, pohoi ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta