Më 28 mars të vitit 1997, një anije me qindra persona në bord u nis nga Vlora. Ata i iknin pranverës së thyer shqiptare, por përfunduan në fund të detit.

28 vite më pas, familjarët e viktimave të asaj tragjedie i kanë përkujtuar të afërmit e tyre duke vendosur lule pranë varreve. Por një pjesë e tyre nuk mundën ta bëjnë këtë, sepse trupat e viktimave mbetën në fund të detit.

81 persona humbën jetën në atë tragjedi të rëndë.

Anija e quajtur Kateri i Radës u nis në det drejt Italisë me 142 persona në bord, por gjatë rrugës u ndalua nga anija ushtarake italiane Sibilla, e cila e goditi dhe e fundosi.

Ish-ushtaraku Dionis Andoni akuzon ushtarakët italianë për mosdhënien e ndihmës dhe për trajtimin e refugjatëve si armiq.

Andoni thekson se ushtarakët italianë kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, duke mos iu ardhur në ndihmë emigrantëve dhe duke bërë të mundur mbytjen e anijes. Ai shprehet i zhgënjyer nga qeveria shqiptare, e cila, sipas tij, e ka marrë shumë lehtë këtë çështje dhe nuk ka bërë asgjë për një dëmshpërblim moral për familjarët e viktimave.

142 persona ndodheshin në bordin e anijes Kateri i Radës, e cila u mbyt pasi u godit nga anija italiane Sibilla.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta