Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, ku konflikti i çastit për një vend parkimi ka çuar në përdorimin e armës.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar, Mikel Xhetani, ndërsa ende nuk është identifikuar autori.

I riu është plagosur në këmbë dhe është transportuar për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta