
Kongresmenia amerikane e Partisë Republikane, Marjorie Taylor Greene ofendoi një gazetare britanike që po përpiqej t’i bënte një pyetje rreth Chatgate, skandali që lindi nga përhapja e planeve për të sulmuar Jemenin përmes bisedës në aplikacionin Signal.
Pasi e pyeti se nga ishte gazetarja dhe mësoi se ishte nga Mbretëria e Bashkuar, Greene tha: “Nuk na plas fare për opinionin dhe raportimin tënd. Kthehu në vendin tënd. Nuk të intereson për njerëzit e vendit tënd? Për gratë e përdhunuara nga emigrantët?”, duke iu referuar çështjes së përdhunimeve masive në dekadat e fundit në MB, e përdorur nga Elon Musk kundër kryeministrit britanik, Keir Starmer.
“Nuk më interesojnë lajmet tuaja të rreme”, përfundoi kongresmenia republikane përpara se t’i jepte fjalën një gazetari amerikan.
Marjorie Taylor Greene është partnerja e Brian Glenn, gazetarit që e pyeti Volodymyr Zelensky për veshjen e tij jo-zyrtare gjatë takimit të tensionuar mes presidentit ukrainas dhe presidentit amerikan, Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Marjorie Taylor Green @RepMTG demolishes UK reporter. That’s how you do it. pic.twitter.com/fEr1faskgm
— banthebbc 𝕏 (@banthebbc) March 26, 2025
Top Channel