Pas largimit të Milorad Dodikut nga vendi, megjithëse ishte lëshuar një fletëarresti në emër të tij, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar ndihmën e Interpolit duke bërë thirrje për lëshimin e një mandate arresti ndërkombëtar për presidentin e Republikës Sërpska si edhe për dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të këtij entiteti serb, Nenad Stevandic. 

“Shpallja e fletarrestimit është në kompetencë të Zyrës Qendrore Kombëtare të INTERPOL-it”, pohuan burime nga Gjykata.

Ndërkohë, REL pretendon se në një përgjigje të mëhershme, për një rast tjetër të ngjashëm me këtë, INTERPOL-i ka sqaruar se nuk lëshon fletarreste, por “me kërkesë të shteteve anëtare dhe pas kontrolleve të përputhshmërisë, mund të lëshojë  njoftime ndërkombëtare për të kërkuarit që njihej si ‘njoftime të kuqe’”.

“Njoftimi i kuq” vë në gjendje alarmin forcat policore në të gjithë botën për të arratisurit që kërkohen ndërkombëtarisht dhe ndihmon në sjelljen e tyre para drejtësisë. Megjithatë, është në kompetencën e vendeve anëtare të INTERPOL-it për të vendosur nëse do ta arrestojnë një person ose jo.

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës, i ka akuzuar Dodikun dhe Stevandicin, bashkë me kryeministrin e RS-së, Radovan Vishkovic, dhe “persona të tjerë”, për sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës. Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka deklaruar se Dodik aktualisht ndodhet në Izrael.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta