Çfarë nuk vënë re fëmijët tek prindërit kur janë të vegjël por e kuptojnë më vonë?

27/03/2025 17:51

Fëmijët shpesh nuk e vlerësojnë punën dhe sakrificat e prindërve deri sa të rriten. Shumë prej gjërave që prindërit bëjnë për ta, si punët e përditshme, shqetësimet dhe angazhimet e padukshme, nuk vihen re kur ata janë të vegjël.

Sipas ekspertëve, fëmijët fillojnë të kuptojnë thellësinë e dashurisë prindërore vetëm kur vetë bëhen përgjegjës për jetën e tyre, krijojnë familje ose hyjnë në botën e punës dhe të angazhimeve të të rriturve.

Një nga gjërat që fëmijët shpesh nuk e kuptojnë është sa shumë punojnë prindërit, përpjekjet e tyre në punë, punët e shtëpisë dhe përkujdesja për familjen.

Kur janë të vegjël, ata përqendrohen më shumë në momentet argëtuese, duke anashkaluar përpjekjet e heshtura të prindërve.

Psikologët theksojnë se prindërimi është një punë e vështirë dhe e rëndësishme, që kuptohet plotësisht vetëm pasi fëmijët e rritur vetë përballen me të njëjtat përgjegjësi.

Një tjetër aspekt që shpesh kalon pa u vënë re është se sa shumë prindërit heqin dorë për fëmijët e tyre. Ata shpesh vendosin nevojat e fëmijëve para atyre vetanake, duke fshehur stresin dhe sakrifikuar kohën e lirë për të siguruar që fëmijët të kenë gjithçka që u nevojitet.

Këto sakrifica janë një shenjë e dashurisë së thellë prindërore që vetëm më vonë mund të kuptohet.

Po ashtu, prindërit shpesh shqetësohen vazhdimisht për shëndetin, sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, por shumë nga këto shqetësime mbeten të fshehura, për të mos ngarkuar fëmijët.

Psikologët sugjerojnë se këto sfida dhe shqetësime i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë elasticitet, por vetëm kur ata bëhen të rritur e kuptojnë se sa shumë e mbanin prindërit shqetësimet për vete.

Gjithashtu, ritualet dhe zakonet e vogla familjare, të cilat mund të duken të zakonshme në fëmijëri, fitojnë një kuptim të thellë me kalimin e kohës.

Vaktet e përbashkëta dhe rutinat familjare krijojnë një ndjenjë sigurie, përkatësie dhe dashurie, të cilat fëmijët e rritur fillojnë t’i vlerësojnë kur krijojnë familje të tyren./TAR

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta