Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur
26/03/2025 07:15
Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë dhe një tjetër është plagosur.
Rreth orës 22:30 të martën Policia e Kosovës ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri ku dy persona mbetën të plagosur që u derguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njëri nga të plagosurit ndërroi jetë në QKUK.
Ndërkohë është i identifikuar i dyshuari por vazhdon të jetë në arrati.
Top Channel