Hodhën lëndë djegëse në oborrin e një banese, arrestohen dy të miturit në Tiranë
26/03/2025 12:12
Dy të mitur janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi kanë hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese.
Policia thotë se gjatë natës ata kanë hedhur lëndë djegëse në oborrin e një banese, në rrugën “Berit Beker”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Yard”, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan 2 autorët e dyshuar, një 17-vjeçar dhe një 16-vjeçar.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur 2 shishe me lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës së shtetasit D. Xh., për shkak të konflikteve për motive të dobëta që kanë patur më parë me të.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel