“Të ngeli ora te pasaporta, na jep program të kthehemi”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Kemi mundësinë historike për në Europë, nuk do na ikë ky shans

25/03/2025 09:00

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy” iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve lidhur me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Të ngeli ora te pasaporta, nuk ka  më të rinj në Shqipëri, duam program të kthehemi, duam të na mbrohet gjuha shqipe me ligj”. Albert, ti marrim me radhë, ora nuk më mbeti mua te pasaporta europiane por ora e historisë së vendit tonë ka qenë e lidhur me pamundësinë për të qenë të pabarabartë. Kemi bekimin e te jemi në zemër të Europës dhe Shqipërinë e ka pasur një vend ku shqiptarët kanë vuajtur. Sot ora e historisë sonë ka këtë mundësi.

Mundësi historike pasi është hapur dera se kemi bërë detyrat tona dhe se ata duan të na fusin në shtëpinë e tyre dhe nuk mund ta humbim këtë shans. Këtë mundësi historike nuk mund ta humbasim duke ngecur nëpër cepa që vetvetiu ka jeta jonë. Cepe ende të papastruara dhe kështu me radhë se kjo është mbi të gjitha.  Ka apo s’ka të rinj në Shqipëri, janë mbi çerek milioni fëmijët dhe të rriturit që shkojnë në shkollë.

Pastaj ka dhe plot të tjerë, dje isha në Sarandë dhe ishte një kënaqësi e rrallë takimi me një grup ku shumica ishin të rinj të kthyer me sukses në ato vende ku kishin qenë. 16 mijë votues ka Saranda në listë që janë të rritur dhe që mund të votojnë dhe një në katër e ka sipërmarrës. E kuptove Albert si është realiteti. Sa i përket gjuhës, ke të drejtë, gjuha shqipe duhet mbrojtur dhe ne po bëjmë shumë punë . E di ti që Gjuha shqipe ishte pothuajse e hequr dhe e ne fuqizuam duke e futur në një nivel të studimit që nuk ekzistonte më?”-u shpreh Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta