
26/03 00:21
Në Tiranë u prezantuan 89 fituesit e granteve për të çuar përpara bizneset e reja Sturt up, të cilat janë më së shumti në fushën e inovacionit.
Kryeministri Edi Rama inkurajojë të rinjtë e përfshirë në bizneset e teknologjisë dhe tregoi për punën në ngritjen e një sistemi të ri për prokurimet.
“Jemi duke folur me Microsoftin për prokurimet publike pa pjesëmarrjen e njeriut që bën procesin e prokurimit publik deri në nxjerrjen e rezultatit pa pjesëmarrjen e njeriut pastaj komisioni përkatës certifikon rezultatin.
Është një projekt shumë ambicioz, të gjithë kanë marrë pjesë të caktuara, ne po përpiqemi të bëjmë një model që e bën të gjithën, urojmë ta kemi gati deri në fund të 2026“-u shpreh Rama.
Top Channel