
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, sqarimet mbi bisedën e zhvilluar i dha vetë, përmes një postimi në Instagram.
Teksa e cilësoi takimin si “të hapur e të drejtë”, kreu i shtetit serb nënvizoi se e kishte Sorensenin për problemet me të cilat përballen serbët në Kosovë. “Unë shpreha shqetësim të veçantë për pozitën e vështirë në të cilën ndodhen serbët për shkak të lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”, ka shkruar Vucic.
Presidenti serb e akuzoi Kosovën se po bën “pengesa të vazhdueshme në procesin e dialogut”, duke ripërsëritur se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve”.
Tetorin e vitit 2023, të dërguarit e atëhershëm të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, i ofruan si Kosovës, edhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Kosova e ka atë me skepticipizëm.
Kryeministri Albin Kurti, nuk pranoi ta dërgonte draftin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës – veprim që do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit. Presidentja Vjosa Osmani, u shpreh pak ditë më parë se draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga BE-ja nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se këtë ia ka pohuar hapur edhe Sorensenit gjatë vizitës së tij në Prishtinë në mes të marsit.
Top Channel