
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut njoftuan se nga rreth 200 të lënduar në tragjedinë në Koçan, tetë nga 115 persona që po marrin trajtim jashtë vendit janë në gjendje kritike për jetën.
Ndërsa në spitalet e vendit 55 pacientë janë në gjendje të qëndrueshme. Shifrat u paraqitën nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili interesimit të mediave ju përgjigj se është i fokusuar te shërimi i pacientëve dhe se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Ndërkohë priten informacione nga ecuria e mëtejshme e hetimeve ku të dyshuar janë gjithsej 34 persona përgjegjës për tragjedinë e Kocanit.
Gjithashtu informacion pritet për inspektimet në objektet publike në të gjithë vendin, për të cilat komunat do të koordinohen përmes Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. 24 personave u është caktuar masa e paraburgimit përfshirë edhe tre krerët e Komunës së Koçanit, kryetari në largim Ljupço Papazov, ish-kryetarët Ratko Dimitrovski e Nikolço Iliev si dhe ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Beksteshi.
Qeveria në Shkup njoftoi një ditë më parë se do të nisë dhënia e paketës së ndihmave për familjet e prekura nga tragjedia e rëndë në Koçan. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi gjithashtu njoftoi se qeveria mbulon të gjitha shpenzimet e familjarët e personave që po kurohen jashtë vendit. Zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar rreth 200 të tjerë.
Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike
Top Channel