
Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Sarandë me të rinjtë sipërmarrës, një prej tyre i shprehu një problematikë në zonën e Ksamilit, kur tha se lokalet po bëjnë kontrata fiktive me hotelet në zonë, në mënyrë që të mbajnë shezlogët në zonën e plazhit, duke pretenduar se kanë marrë me qira këto biznese akomoduese.
Rama më pas iu drejtua kryetarit të Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçit, duke e pyetur nëse janë në dijeni për këtë situatë.
Edi Rama: Ti je në dijeni të kësaj lojë që po zhvillohet atje?
Oltion Çaçi: Ksamili ka specifikë tjetër, se është i vetmi plazh i krijuar, se nuk ka hotele afër detit, dhe e kemi diskutuar dhe me ministren që duhet trajtuar pak ndryshe sepse për nga natyra që është e ndërtuar, është i krijuar, investuar nga njerëzit privat, dhe hotelet nuk janë afër detit dhe nuk e gjen dot kush është vija e parë dhe e dytë
Edi Rama: Jam dakord me këtë që thua ti, por tani po pres shelzong uji në Ksamil, se deri te vija e ujit, po pres të bushet uji me shezlong, tip varkash, 1 mijë euro çmimi, të shtrihen në det, dhe noti të zhvillohet me bombola oksigjeni se do jetë plazhi i krijuar, ça muhabeti është ky tani?! A iku ora ë?
Se ky është si shqiponjë me dy koka, një kokë e ka në administrimin e Sarandës, po dhe një kokë e ka te hoteli i mamasë në Golem, di hallet, di dhe hilet.
Është kjo e vërteta, por është dhe e vërteta e vajzës… Duhet bërë një kompromis pozitiv për të pasur dhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezlong. Unë nuk e di si ndodh, por ma ha mendja se po të futesh me familjen aty, në fund të 15-ditëshit del me ndonjë familje tjetër, se janë kaq kaq ngjitur…
Duhet bërë një gjykate për divorce në kohë reale, u ndava me këtë, u bashkova me atë, tani të bëjmë bashkimin e atij tjetrit me atë tjetrës që të gjithë të dalin të lumtur nga Ksamili.
Jam i bindur që me atë plazh që ka Ksamili, nuk e kemi ndjekur por po ta ndjekim se sa lindje ka në 9-mujorin pasi vijnë në Ksamil, jam i bindur se do ketë shumë lindje, se aty ku të fusin nuk e di çfarë mund të bësh tjetër.
Gjithë Ksamili është një krevat i madh!
Top Channel