
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot edhe raportin e publikuar pak ditë më parë nga DASH i cili vlerëson punën e SPAK dhe përmend akuzën e ngritur ndaj liderit të opozitës.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha thotë se raporti i DASH shprehte vetëm një fakt.
“Ai raport, nuk e di kush e ka bërë, shprehte një fakt. Ajo ka ndodhur. Thoshte një fakt që ajo ka ndodhur. Unë e kam denoncuar atë me qindra e mijëra herë”, tha Berisha.
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi punën e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në raportin për vitin 2024, DASH thekson se Shqipëria vazhdon të bëjë përparime, por bën thirrje për zbatimin e plotë të reformave.
Në raportin për vitin që lamë pas, DASH sjell në vëmendje edhe masën ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, për dosjen “Partizani”.
“Në shtator të vitit 2024, SPAK akuzoi ish-kryeministrin dhe të përcaktuar sipas “Aktit të Ndarjes Buxhetore të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndërlidhura, 2021” me 7031 (c) Sali Berisha për korrupsion për veprime zyrtare për veprime zyrtare në dobi të interesave të familjes së tij. SPAK akuzoi edhe dhëndrin e tij për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK sekuestroi pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe aksionet e dhëndrit në kompanitë e lidhura me korrupsionin”, theksohet në raport.
Top Channel