
Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale të cilët i quajnë “tallje” replikat mes tij dhe Lulzim Bashës.
Rama shprehet se ‘tallja e vërtetë me popullin është ajo që bëjnë kua kuatë’.
“Pas një ditë të tërë plot punë e takime shumë të mira në Vlorë më shkruan stafi që në këtë faqe janë futur sërish ushtarët e kënetës duke sharë e ankuar se po tallem me demek me popullin me këmbimet që bëj me Lulin. Mes tyre ka realiasht dhe nga ata që shqetësohen nga 2 minuta shaka në ditë. Por siç thoshte një burrë i madh Çurçill, “Shakaja është diçka shumë serioze” dhe e përdorte shpesh. S’ka gjë me larg talljes së ajo që bëj unë me Lulin. Ndërkohë që tallja e vërtetë me popullin është ajo që bëjnë kua kuatë”, shprehet Rama.
“Të duket ngelje busulle kot integrimi në BE? Më bëhet e vështirë të të shpjegoj se përse hyrja në BE është gjëja më plot që mund të bëjmë tani.
Si do e marrësh vesh kur nga 2 orë postime në ditë me punë e projekte, ty të mbetet mendja tek 2 minutat me Lulin. Shih të tjerat e do marrësh vesh ehe projektet”, iu përgjigj Rama një tjetër komentuesi.
Top Channel