Çanta plot me lëndë narkotike! Kamerat e sigurisë kapin momentin kur 34-vjeçari e blen nga dy shtetas në Durrës! Arrestohen tre të dyshuarit

23/03/2025 10:22

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, nën akuzën e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Në zonën e Spillesë u arrestuan shtetasit Gerald Kuqi dhe Ardis Kraja që i kishin shitur lëndën narkotike shtetasit Haxhi Çela.

Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga Haxhi Çela i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në zonën e Lushnjës.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me peshë rreth 3.5 kilogramë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë, konkretisht A. K., 43 vjeç dhe G. K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas i kishin shitur shtetasit H. Ç., në zonën e Spitallës, lagjja nr. 15, lëndën narkotike që iu sekuestrua gjatë këtij operacioni.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin shtetasit A. K. dhe G. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një dorezë hekuri“-njofton policia.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta