Alarmi për dhëmbët! Ushqimet dhe higjiena, shqetësime te fëmijët shumë herët. Sjellin edhe probleme kardiake

23/03/2025 19:52

Ushqimet që po konsumojnë fëmijët si pijet e gazuara, ëmbëlsirat e shumta e të tjera  por edhe higjiena e ulet orale po u prishin dhëmbët dhe shkaktojnë probleme shumë me herët sesa konstatoheshin më parë.

Ndonëse vihet re përmirësim përsa i përket kujdesit oral një pjese e mirë e popullatës shkojnë tek dentisti vetëm kur kanë dhimbje dhëmbi

Ata qe vijnë ne kliniken tonë vihet re  higjiene e ulët orale, nuk  i lajnë minimalisht dy herë në ditë në mëngjes dhe në darkë“, shprehet Belisa Kaleci – drejtore e klinikes stomatologjike universitare, QSUT.

Doktoresha Kaleci tregon se tek dentisti duhet bërë vizitë çdo 6 muaj pasi një problem me dhëmbët mund të shkaktoje edhe sëmundje të tjera.

“Një dhemb i prishur lidhet edhe me problem kardiake, mukoza e gojës tregon për probleme në mëlçi e të tjera”.

Ne kliniken stomatologjike universitare ofrohet shërbim falas për mosha deri ne 18 vjeç  dhe për persona në nevojë. Në një vit marrin shërbim mesatarisht 12 mijë persona. Ndërkohë që dy njësi lëvizëse ofrojnë shërbim në zona rurale.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta