
Një ngjarje veçanërisht e rëndë me të plagosur, një prej të cilëve të rëndë, ka ndodhur në Evosmos të Selanikut , konkretisht në kryqëzimin e Chrysostomou dhe Papagou, ku dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme.
Sipas informacioneve, dy personat janë përplasur për një arsye të panjohur, duke u plagosur me thikë.
Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA.
Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej të dyve është kritike. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel