“Veliaj u shkarkua nga Rama në dy të drekës”/ Berisha: Prandaj mori kthesën e menjëhershme, la në fuqi emërimin e Ristanit

21/03/2025 14:34

Kryedemokrati Sali Berisha, komentoi situatën aktuale në Bashkinë e Tiranës, ndërsa tha se emërimi i Anuela Ristanit si kryetare e komanduar, është antikushtetues.

Berisha akuzoi Veliajn se po drejton Bashkinë e Tiranës nga qelia. Më tej, shton se, ‘pas kërcënimeve nga Edi Rama, u detyrua të lërë në fuqi emërimin e Anuela Ristanit.

Erion Veliaj ndalon edhe sekretarin e përgjithshëm me policë. Nga qelia e mbyllur urdhëron policinë. Se si mund të urdhërojë ai policinë bashkiake që mos e lejoni atë Halilin të mos futet në bashki bashkë me sekretarin e  Përgjithshëm, atë e di Edi Rama ose Altin Dumani që janë në këtë skenar. Por marrim pak momentin tjetër. Pasi Veliaj vendos të shkarkojë Ristanin dhe emëroi Sara Goxhaj për firmën e tij, delegon firmën, ai bën një saltro mortale të papritur. Thotë se kjo ishte një keqkuptim dhe këtë e bëri nga një kërcënim alla mafioz i Edi Ramës që vendosi shkarkimin e Erion Veliajt.

Dhe me t’u marrë vesh shkarkimi i Erion Veliajt, Erion Veliaj sikur të ishte në zyrën e bashkisë së Tiranës dhe jo në Durrës. E kuptoni se çfarë kontrolli i tmerrshëm i bëhet atij njeriu. Si e mori vesh dhe ku e mori vesh ai që u shkarkua dje në ora 2 të ditës. Si e mori vesh me thoni ju mua.

Pra këtu bëhet një lojë mafioze, psikologjike e paimagjinueshme. Kush ja tha atij, që vendosi shkarkimin Edi Rama. Thojani shqiptarëve. Dhe Erion Veliaj merr kthesën e menjëhershme ku thotë ishte një keqkuptim se rikthehet, mbetet në fuqi emërimi i Ramës, antikushtetues i tij, për Anduela Ristanin, por nuk asnjë konfirmim nga këshilli bashkiak dhe Erion Veliaj. Defakto firma mbetet gjer tani, pavarësisht se ç’thotë nga statuset. Dhe ju e keni parë e morët vesh. Informatori dixhital raporton se statuset shkruhen nga Edi Rama dhe zyra e tij.

Unë nuk marr përsipër të bëjë ekspertiza, por u them qytetarëve, cilido që e dyshon këtë dhe me të drejtë mund ta dyshojë, të marrë pak statuset e Erion Veliajt dhe disa shkrime që shkruante Rama me emrat e gazetarëve të ndryshëm, i shkruante kur atij i shpërthenin ujërat e zeza dhe nuk përmbahej me gojën e shthurur, shkruante çdo gjë identike me statuset e shkruara për Erion Veliajn“.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta