
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai u takua me ambasadorin shqiptar Denion Meidani.
Fetai mori letrën nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu drejtuar homologut të saj Arben Taravari, ku shpreh gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Ko֛çan.
“Sot vizitova Ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidanin, i cili më dorëzoi një letër nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. Në këtë letër, Ministrja Koçiu shpreh ngushëllimet e saj dhe rikonfirmon gatishmërinë për të ofruar ndihmë pas tragjedisë në Koçan.
Falënderojmë Qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre në këto momente të vështira. Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë ndaj të gjitha vendeve aleate dhe partnere për mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Një falënderim i veçantë shkon për Ambasadorin Meidani për angazhimin e tij të palodhur dhe kujdesin e treguar ndaj të lënduarve, përfshirë lehtësimin e tij në procesin e trajtimit të tyre”, ka shkruar ai.
Top Channel