Shfrytëzonin për prostitucion 44 vajza të huaja! Vendosen 11 masa sigurie për tutoret, mes tyre edhe një police

21/03/2025 10:15

Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në kryeqytet.

44 shtetase nga Amerika Latine janë proceduar penalisht, raporton gazetarja e Top Channel, Kleida Muka.

Ky aktivitet drejtohej nga një 47-vjeçare kolumbiane, e cila bashkëpunonte me një shtetas në vendin tonë, që dyshohet se ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion. Rrjeti i prostitucionit ushtronte veprën penale nëpër Airbnb.

Gjatë operacionit policor, u arrestuan tetë persona dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë.

Të arrestuarit janë: Esmerald Sulollari, Elona Muraj, Yuly Gomez, Liliana Valencia, Nicol Benitez, Stefania Marin, Nicole Bertel, Anisa Brahaj.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta