Reagimet e Ramës për Bashën, Berisha: Skenar, shkëmbime idilike me Lul Bravën

21/03/2025 14:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar “përplasjet” në rrjete sociale të Edi Ramës me Lulzim Bashën.

Berisha deklaroi se “kjo është një mënyrë e Ramës për të hequr vëmendjen nga situata në Bashkinë e Tiranës”.

“Thashë të informoj shqiptarët për të gjitha këto në mënyrë që të dinë, dhe kur shifni ju që gjithë këtë skenar përpiqet ta mbulojë me shkëmbime idilike me Lul Bravën dhe Uni Katilin. Jo kënga thotë këtë, jo kënga thotë ato.
Po mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla.

Mos u çudit për këtë që them unë. Shko e pyet nëpër redaksi se si mirren në telefon redaksitë dhe u thuhet mos ma harroni këtë idilin e ri me Bravën. Po është e vërtetë ajo, sepse mendon se në këtë mënyrë po i mbulon këto akte.
Gjakëftohtësia ekstreme e një mafiozi, e padrinos, e një kryetari të organizatës kriminale, siç është Edi Rama“, tha Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta