Rama “diversion” për ish-deputetët e PD: Dash Sula po shkëlqen, e duan në Peqin, Shehaj kokëderr që nuk hyri në kënetë

21/03/2025 12:06

Kryeministri Rama vijon “diversionet” brenda opozitës për figura të larguara prej saj.

Duke folur nga shtabi elektoral i PS-së në njësinë 2, ai përmendi sërish Dash Sulën, për të cilin tha se ai po shkëlqen pasi nuk hyri në listë, teksa shtoi se ka mbështetje në zonën e Peqinit.

Për herë të parë Rama përmendi edhe Agron Shehajn, të cilin e ironizoi për videon që kishte bërë nga rezidenca e Donald Trump në Mar-a-lago në Florida, por e vlerësoi për faktin se doli i vetëm në zgjedhje.

 Rama: Po ai Dash Sula mo, e keni parë atë Dash Sulën?

Arben Pëllumbi: Është zhdukur.

Rama: Zhdukur ishalla mos je zhdukur ti, po ai është dukur gjithandej. Ne jemi zhdukur, ai po shkëlqen.

Manastirliu: Kur s’të do familja, kishte thënë, të do komshiu.

Rama: Ia kam gjetur unë Dashit, nuk është i kënetës, është gjel deti. Nuk e mbante dot këneta atë.

Pëllumbi: Kur dogji atë xhaketën…

Rama: E mo mirë, i ka të vetat ato ai. Është gjel deti me garderobë me vete. Në Peqin ai ka respektin e njerëzve dhe habitem. Ajo listë është ndërtuar për opozitë. A lihet Kujtim Gjuzi jashtë? Nuk lihet

****

Rama: Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Toëer në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Tower, mbështetje e plotë e reformës”. Megjithatë kokëderr i fortë, dhe me të thënë të drejtën për tu respektuar për faktin që doli vetë atje, sprovë është ajo. Të paktën në kënetë nuk hyri, se për të tjerat pastaj… ajo “ju flas nga Mar-a-lago” ishte e bukur shumë. “Nuk e takova dot të zotin e godinës se ishte i zënë me Agron Gjekmarkajn”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta