Parashikimi i motit/ E premte me diell, temperatura deri 21 gradë C
21/03/2025 06:59
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë me mot të qëndrueshëm dhe me diell.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut deri në 6m/s. Ndërsa deti do të jetë me valëzim deri në 2 ballë.
Temperaturat do të vijojnë nga ato minimale -2 në Bajram Curr dhe Peshkopi, në 21 gradë C në Tiranë, Elbasan dhe Sarandë.
Top Channel