
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje prindërve demokratë që të votojnë PS më 11 maj.
Ai thekson se vota nuk duhet të hidhet në kënetë, por të investohet për fëmijët e tyre.
Postimi i Ramës:
NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND:
) Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.
) Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah.
) Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.
OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:
Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS
E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:
1) Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.
2) Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE.
Top Channel