Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duhet të heqë çdo logo të PD-së nga zyra e tij, kjo me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ishte Partia Demokratike që depozitoi pranë KQZ-së kërkesën për heqjen e logove në ambientin privat, selinë e përkohshme që u mor nga Lulzim Basha kur ishte në krye të PD.

Për shkak të fushatës, avokati i Berishës argumentoi se mund të shkaktojë paqartësi te zgjedhësit, ndaj ishte e nevojshme heqja e menjëhershme e simboleve dhe stemave jo zyrtare të PD në ambientin privat.

Kryekomisioneri llirjan Celibashi tha se pas vendimit do të ndërhyjnë e forcat e policisë bashkiake.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta