
Teksa u prezantuan kandidatët e Tiranës për deputet në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama u shpreh se është krenar për këtë skuadër, që u ofron mundësi zgjedhjeje qytetarëve të kryeqytetit.
“Jemi shalqi me provë”-tha Rama duke ftuar qytetarët që të votojnë Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj në zgjedhje.
“Jam shumë krenar për këtë skuadër. Me këtë skuadër i kemi dhënë Tiranës një ofertë të plotë. U kemi dhënë të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeve. U kemi dhënë vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin pa dyshim përfaqësuesen e tyre ne Kuvendin e Shqipërisë.
I kemi dhënë të rinjve mundësinë të bëjnë zgjedhjen e tyre dhe u kemi dhënë mundësi profesionistëve të kenë mundësi që në gjithë këtë skuadër të zgjedhin një vajzë një djalë, një grua apo një burrë pa pasur asnjë dyshim se do përfaqësohen denjësisht. Me të gjitha kapacitetet tona kemi ndërtuar partinë më të re që është sot në atë fletë të madhe votimi për Tiranën.
Një parti të re, ama një shalqi me provë që brenda vetes ka eksperiencën e të gjitha viteve qeverisje duke u dhënë qytetarëve të Tiranës mundësinë të shohin përpara dhe të ndihen të sigurt që rruga jonë është e garantuar përmes eksperiencës. Të dyja këto bashkë gjenden vetëm në ofertën dhe alternativën e PS. Te të gjithë të tjerët majtas e djathtas fletës së votimit, jo rastësisht ne jemi në mes. Janë ose të kalbur, ose pa asnjë eksperiencë për ta thënë me fjalë të buta. Hedhja e votës kudo tjetër veçse te nr.5, është ta çosh votën kot. Në gjithë këtë rrugë të gjithë do kenë mundësinë të dëgjojnë të pyesin të kuptojnë në detaje se çfarë duam të bëjmë ne jo vetëm në shkallë vendi por në shkallë të çdo komuniteti. Ka ende plagë për të mbyllur dhe shumë punë të bërë”-u shpreh kryeministri Edi Rama.
Top Channel