Dita e sindromës down, fëmijët me nevoja të veçanta japin mesazhin për gjithëpërfshirjen

21/03/2025 20:28

Në ditën Ndërkombëtare të Dindromës Down, shkolla speciale Zëra Jete në Elbasan në bashkëpunim me studentë kanë organizuar një aktivitet gjithëpërfshirës i cili synon të përçojë mesazhin e pranimit dhe përfshirjes pavarësisht dallimeve.

Aktiviteti përfshiu fëmijë me aftësi të kufizuara të llojeve të ndryshme. Nertila Hida nënë e një fëmije me autizëm u drejtoi një apel të gjithë prindërve që sot ndodhen përballë kësaj sfide.

Personat me aftësi ndryshe gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me gjithë të tjerët. Por realiteti tregon se, prania e qëndrimeve negative kundrejt këtyre personave sjell pritshmëri të ulëta, diskriminim dhe përjashtim.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta