“BE, çështje jetike”, Rama: Do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe hijet që na ndjekin nga mbrapa

21/03/2025 09:29

Kryeministri Edi Rama këtë të premte zgjodhi qarkun Durrës për të zhvilluar takimin me kandidatët.

“Duam të marrim një mandat të fuqishëm për të treguar ja çfarë kërkojnë shqiptarët. Një lëkundje na prish gjithë ritmin e negociatave, qëllimi ynë dhe shpresa ime është që në 12 maj do bëjmë numërimin e votave. BE për ne është një çështje jetike, sepse vetëm duke u bërë pjesë e BE ne si popull do të shpëtojmë nga kurthi i vazhdueshëm i historisë dhe hijet që na ndjekin nga mbrapa për të na kthyer mbrapa. Vetëm duke u futur në BE do garantojmë disa gjëra shumë bazike, që nga liria individuale që duke u futur në BE bëhet e pakërcënueshme, deri tek barazia para ligjit”, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta