Arsim dhe punë për maturantët/ Oferta, mundësi studimi e bursa, organizohet në Elbasan panairi “Work and Study”

21/03/2025 12:29

Në Elbasan është organizuar panairi “Work and Study” në të cilin 30 universitete publike dhe private, por edhe kompani kanë reklamuar ofertat e tyre të punësimit dhe studimit për maturantët.

Të shumtë kanë qenë maturantët të cilët janë interesuar mbi ofertat e universiteteve, mundësitë e bursave dhe ato të akomodimit.

“Work and Study” organizohet nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Punës.

I kthyer tashmë në traditë vjen si një mundësi për arsim dhe punësim professional në Shqipëri.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta