Aksident me vdekje në Kukës/ Makina përplas qytetarin, po udhëtonte me triçikël, arrestohet 20-vjeçari

21/03/2025 08:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kukës këtë mëngjes, ku i vdekur ka mbetur një qytetar 51-vjeçar.

Viktima po udhëtonte me triçikël kur është përplasur nga makina.

Sipas korrespodentit të Top Channel, Bekim Lekica, viktima është identifikuar si Sadik Murtafi.

Ai fillimisht është dërguar në spital dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagët.

Sipas policisë, shoferi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me çiklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç.

Në vendngjarje grupi hetimor, po punon për dokumentimin e rrethanave dhe shkaqeve te aksidentit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta