
Ajola Xoxa është paraqitur sërish këtë paradite në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj është në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.
Ndërkohë në seancën e kaluar në Apelin e GJKKO-së, u la në fuqi vendimi për sekuestron preventive ndaj llogarive bankare të saj. Apeli rrëzoi vendimin e Xoxës që kërkoi heqjen e sekuestrues, ndërkohë që ndaj saj vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
Top Channel