Kosova dhe Kroacia i përgjigjen ashpër Serbisë për marrëveshjen ushtarake mes tre vendeve, Tiranë-Prishtinë-Zagreb, që Aleksandër Vucic e quajti “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe tha se do ta pengojë, pasi sipas tij, cenon stabilitetin në rajon.

“Është situatë e vështirë për ne, por e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Ne do ta ruajmë vendin tonë, do t’i pengojmë ata dhe gjithmonë do ta mbrojmë me sukses nga çdo agresor i mundshëm, qoftë edhe një agresor kaq të fuqishëm”, tha Vuçiç, duke shtuar se e ka ngritur këtë çështje edhe në takimin me shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Prishtina zyrtare dënoi si tejet agresiv reagimin e Serbisë. Për Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklarata e Beogradit është jo vetëm kërcënuese, por gjithashtu përbën një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”.

Edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviçit iu përgjigj deklaratës së presidentit Vuçiç, duke thënë se marrëveshja nuk ka natyrë armiqësore.

“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta kohë për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ne krijuam një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Nuk është i një natyre armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë, dhe as NATO-n”, u shpreh Plenkoviç.

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë përshkallëzuar vitet e fundit dhe Prishtina e ka fajësuar Beogradin se qëndron prapa një sërë sulmesh në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta