
Mes frikës se SHBA-ja mund të tërheqë mbështetjen e saj për Ukrainën, Kievi merr mbështetjen e liderëve të Bashkimit Europian, që zotojnë të vazhdojnë furnizimin e tij me armë.
Krerët e bllokut mblidhen sot në Bruksel për një takim dyditor ku pritet të tregojnë se “Bashkimi Europian beson tek ideja e ‘paqes përmes forcës’, çka nënkupton që Ukrainë të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm, dhe kapacitetet e saj ushtarake janë elementët kryesorë”.
Teksti paraprak i deklaratës tregon se BE-ja “mbetet e i përkushtuar, në koordinim me partnerët dhe aleatët e linjës së njëjtë, për të ofruar mbështetjen e duhur për Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa ushtron të drejtën e vet për vetëmbrojtje kundër agresionit rus të Rusisë”. Drejt Brukselit është nisur edhe presidenti ukrainas Volodimur Zelenesky, i cili pati së fundi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump.
Pas asaj që e përshkroi si një bisedë telefonike “pozitive”, në të cilën sipas tij u diskutua edhe centrali atomik i Zaporizhias, Zelensky tha sipas BBC, se e sheh të mundshme arritjen e paqes afatgjatë brenda vitit. Takimi në Bruksel zhvillohet dy ditë pas një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, përgjatë së cilës dy liderët janë pajtuar për një pauzë 30-ditore në sulmet në infrastrukturën e energjisë.
Megjithatë, vetëm disa orë pas thirrjes, agjencitë ukrainase hekurudhore kanë konfirmuar se dronët rusë kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë të lidhur me sistemin hekurudhor në rajonin e Dnjipropetrovskut.
Top Channel