Tentoi të grabiste pikën e këmbimit valutor, arratiset autori, policia: Kishte një send në dukje armë zjarri
20/03/2025 12:33
Një person ende i paidentifikuar ka tentuar të grabisë një pikë të këmbimit valutor në Gjirokastër.
Sipas policisë, rreth orës 11:45, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar, duke përdorur një send në dukje armë zjarri, ka tentuar të vjedhë në një pikë të këmbimit valutor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë administruar kamerat e subjekti, si dhe po kryejnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel