
Kryetari i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha nuk ndal replikat me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë rubrikës “Sy m’sy”, Rama u u shpreh sot se “Luli” është zgjuar nga gjumi nga frika se kryedemokrati Sali Berisha të cilin e quan “buf kënete” po i merr demokratët .
“Luli është zgjuar, s’po fle, mos i bini në qafë, është aktiv, bën xhiro me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh ndonjë pasagjer mos u rrotullo me makinë, më prezantoi me Unikatilin unë do e përshëndes me Hysenin, s’ka faj se bufi po i ha demokratët rrugës”, tha Rama.
Pas kësaj, Basha reagoi përmes një videoje, ku shfaqet me Hysen Xhurën, kandidat për deputet në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik. “Ja ku e ke Hysenin”, iu drejtua Basha kreut të qeverisë.
Basha: Ke fillu me u marrë me shokët e mi ë, kishe kërku Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o Rame
Xhura: Rame, këtu jam, këtu. Njësia 4, kolona katër.
Basha: Koalicioni Euroatlanik Rame, te njësia 4, kolona 4. Po ç’pune ke me shokët e mi o Rame?! Merru o burrë me shokët e tu se po të dlain duarsh. Se po mban dot burgun Lali Eri Rame, ka fillu me lëviz, po të bën presion. Ruhu Rame se dy paketa t’i dhashë për njonin, mos më bëj të shkoj të blej ca paketa të tjera. E merr vesh vetë ti.
Top Channel