Përkujtohet At Vincens Prenushi, zhvillohet pelegrinazhi jubilar në burgun e vjetër të Durrës për klerikun

20/03/2025 15:30

Në kuadër të vitit jubilar të Kishës Katolike, që shënon 2025 vjet nga lindja e Krishtit, Kryedioqeza e Tiranë-Durrësit organizoi një pelegrinazh të veçantë në Durrës, një nga djepet e katoliçizmit në vend.

Shtegtimi “Dritë, më shumë dritë” nisi nga burgu i vjetër i Durrësit ku u përkujtua dhe një nga martirët e kishës katolike dhe personalitet e kombit shqiptar, At Vincens Prenushi që humbi jetën në këtë burg 76 vite më parë.

Burgu i vjetër i Durrësit, ku u persekutuan shumë klerikë dhe intelektualë shqiptarë, u hap menjëherë pas çlirimit të vendit dhe u mbyll disa vite më vonë.  Ai mbetet një simbol i sakrificës dhe qëndresës. Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot A. Dodaj theksoi rëndësinë e kthimit të tij në një vend kujtese, për të nderuar ata që vuajtën dhe për të mos lejuar që historia të harrohet.

Pelegrinazhi u mbyll me kremtimin e meshës së shenjtë në Katedralen Shën Luçia. Ky vit jubilar është dhe një mundësi për të reflektuar mbi historinë, qëndresën dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave shoqërore dhe kombëtare.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta