
Në mbledhjen e këshillit të ministrave këtë të enjte, është miratuar vendimi për kompensim për udhëtim për punonjësit e policisë që emërohen ose transferohen në detyrë jashtë vendbanimit të tij, si dhe pagesë e papunësisë për bashkëshortin ose bashkëshorten apo qiraja e banesës.
Sipas vendimit, Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj;
Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë brenda juridiksionit të strukturës së Policisë së Shtetit, në territorin ku ai është i emëruar/transferuar.
Kompensimin e udhëtimit e përfiton edhe punonjësi i Policisë së Shtetit që plotëson kushtet e pikës 1, të këtij kreu, brenda qarkut ku është i emëruar/transferuar.
Më poshtë sqarohen edhe detajet e tjera dhe kategoritë që përfitojnë:
Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin ku emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme dokumentacionin, si më poshtë vijon:
PAGESA PËR PAPUNËSINË E BASHKËSHORTES/IT
Kur punonjësi i policisë emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme për nevoja pune dhe shërbimi dhe, për këtë shkak, bashkëshortja/i humbet marrëdhëniet e punës, në rast të pamundësisë së punësimit, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit, në masën:
Paga mesatare mujore e bashkëshortes/it rritet sipas indeksit të pagës minimale, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.
Vjetërsia në punë e bashkëshortes/it konsiderohet vjetërsia e përgjithshme në punë, e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi/eje apo, në mungesë të librezës së punës, me çdo dokument tjetër ligjor të lëshuar nga organet kompetente përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, viteve të shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudhave të trajtimit me pagesë papunësie.
Koha e qëndrimit pa punë e bashkëshortit/es së punonjësit të policisë llogaritet në vjetërsinë e përgjithshme të punës, për efekt pensioni. Kontributet e sigurimeve shoqërore derdhen në emër të bashkëshortit/es përfitues/e nga struktura e Policisë së Shtetit ku është emëruar/transferuar punonjësi i policisë dhe përfituesi sipas skemës së sigurimeve shoqërore për punonjësit civilë. Paga mbi të cilën derdhen kontributet të jetë paga bazë minimale mujore, sipas legjislacionit në fuqi.
Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin, ku emërohet ose transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme, dokumentacionin, si më poshtë vijon:
organi ku ka punuar;
data e transferimit ose emërimit;
iii. arsyeja e transferimit;
adresa ku ka banuar;
adresa aktuale ku banon pas transferimit ose emërimit;
qendra e punës ku ka punuar bashkëshortja/i, data dhe shkaku i largimit nga puna.
ç) Librezën e punës së bashkëshortes/it, ku të jetë cilësuar largimi nga puna për arsye të transferimit të bashkëshortes/it.
Në çdo 6 (gjashtë) muaj, njësitë shpenzuese të strukturave të Policisë së Shtetit dërgojnë në zyrat rajonale të punësimit listën emërore të bashkëshortëve, për trajtimin me përparësi nga këto zyra të punësimit të tyre, në rastet e hapjes së vendeve të lira.
III. QIRAJA PËR STREHIM
Kur punonjësi i policisë emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda vendit dhe jashtë vendit, i paguhet qiraja e banesës, kur nuk i sigurohet ajo.
Punonjësi i policisë që emërohet/ transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda vendit, përfiton kompensim për qira banese, nëse emërohet/transferohet për shkak të detyrës dhe/ose për nevoja pune, në largësi mbi 36 km.
Masa e kompensimit për qira banese për punonjësin e policisë të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, është, si më poshtë vijon:
ç) Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe tre persona a më shumë dhe i merr në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 80.50 m².
Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të Policisë vërtetohet me certifikatën e gjendjes familjare.
Njësia shpenzuese në strukturën e Policisë së Shtetit bën kompensimin e qirasë së banesës të punonjësit të policisë, përkundrejt paraqitjes së kontratës së qirasë, në vlerë jo më të madhe se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në vendimin nr.469, datë 3.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”. Vlera minimale mujore e çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira do të përllogaritet në bazë të vlerës mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë, sipas njësive administrative, të përcaktuara në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.
Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 2, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin ku është emëruar ose transferuar dokumentacionin, si më poshtë vijon:
ç) Vërtetimin nga organi publik përgjegjës nëse punonjësi i policisë ka banesë në pronësi ose në proces legalizimi në juridiksionin e strukturës së Policisë së Shtetit, ku emërohet apo transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme.
Punonjësi i policisë, që përfiton trajtim me qira banese, nuk do të trajtohet me pagesë për kompensim udhëtimi, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi.
Përfitimi vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë në juridiksionin territorial të strukturës së Policisë së Shtetit ku ai bën pjesë.
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Njësia shpenzuese në strukturën e Policisë së Shtetit, ku punonjësi i policisë është emëruar apo transferuar në mënyrë të përhershme apo të përkohshme, ngre komisionin për vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur sipas pikës 3, të kreut I, pikës 5, të kreut II, dhe pikës 6, të kreut III, të këtij vendimi.
Punonjësi, që përfiton, sipas krerëve I dhe II, paraqet çdo vit, që nga dita e përfitimit të kësaj të drejte, dokumentacionin justifikues pranë komisionit të ngritur nga titullari i njësisë shpenzuese ku është emëruar ose transferuar.
Përfitimi i pagesës, sipas pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi, mund të përfitohet për një periudhë deri në 7 (shtatë) vjet. Bashkëshortja/i, që ka përfituar sipas pikës 5, të vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të olicisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, vazhdon të përfitojë pagesën, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të kreut II të këtij vendimi, por jo më shumë se 7 (shtatë) vjet gjithsej. Bashkëshortja/i, që ka përfituar sipas pikës 3, të vendimit nr.183, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, dhe pikës 9, të vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, vazhdon të përfitojë pagesën, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi, por jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) vjet gjithsej.
Vendimi nr.256, datë 25.3.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, si dhe pikat 1 deri në 9, të vendimit nr.398, datë 1.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe masën e përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësin e Policisë së Shtetit”, shfuqizohen.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit.
Ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Top Channel