Në gjendje të dehur u përfshi në aksident, SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj deputetit Qani Xhafa

20/03/2025 13:54

Deputeti demokrat Qani Xhafa zyrtarisht është nën akuzë nga SPAK për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Duke e rihetuar sërish deputetin që i ishte dorëzuar me herët gjykatës së Elbasanit si i pandehur, SPAK është bindur nga të njëjtat akte se deputeti ka qenë në gjendje të dehur në 11 mars 2023 kur po drejtonte automjetin. Në fakt provat tregojnë se deputeti  humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke shkaktuar dëme materiale. SPAK njoftoi se e dorëzoi deputetin të pandehur në Gjykatën e Posaçme që është kompetente për shkak të mandatin që ai mori si parlamentar në 19 maj 2023.

Mbas aksidentit të kryer prej tij në qytetin e Elbasanit, aksidenti automobilistik u hetua nga prokuroria e këtij qyteti dhe më pas pavarësisht mandatit që duhet ta pengonte prokuroria e dorëzoi të pandehur në këtë gjykatë.

Çështja u kthye në një histori kompetencash për deputetin menjëherë mbasi një gjyqtar i Elbasanit hoqi dorë duke ja deleguar Tiranës. Në qershor 2024 gjyqtari i posaçëm Erjon Çela i konsideroi si të pavlefshme veprimet e prokurorisë së Elbasanit të kryera nga maji 2023 deri në maj 2024 të duke  hetuar dhe gjykuar një deputet, mbasi ligji i pengonte të ngrinin akuzë ndaj një deputeti  i cili duhej shqyrtuar nga SPAK. Përgjatë një viti deputeti u rivendos nën hetim me akte  që u firmosën nga fillimi prej prokurorit të posaçëm Sotir Kllapi.

Në gjykatën e Elbasanit deputeti më herët ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe nëse vepron njësoj edhe në Gjykatën Antikorrupsion, ai mund të fitojë dënimin punë me interes publik që nuk shkruhet në kartelën penale siç ka ndodhur edhe me kryebashkiakë që kanë marrë të njëjtin dënim dhe vazhdojnë detyrën

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta