Aksident me vdekje në Bulqizë! 64-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplas këmbësoren
20/03/2025 16:30
Një aksident me vdekje raportohet këtë pasdite në Bulqizë.
Një 59-vjeçare është përplasur nga një automjet në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 15:50, kur një 64-vjeçar, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë doli nga rruga, duke aksidentuar këmbësoren.
59-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda, ndërkohë që drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Top Channel