Turizmit i mungojnë punonjësit/ Operatorët turistikë: Këtë vit ka 25% të vendeve të punës, të paplotësuara

19/03/2025 12:20

Në panairin më të madh global të turizmit që u zhvillua në Berlin, Shqipëria u shpall vend nderi, titull që do ta mbajë deri në mars të vitit që vjen.

Ndërkohë që sezoni turistik është afër çeljes zyrtare, sektorit i mungojnë gati 100 mijë punonjës. A është gati vendi ynë që ta nisë sezonin turistik denjësisht?

Ajo që na shqetëson është mungesa e personelit, nuk ka personel të mjaftueshëm. Mendoj që pjesa e kuzhinës, banakut dhe kamerierëve do të ketë më tepër probleme. Ka hapje të bizneseve të reja, lokale, restorante dhe hotele, por duhen njerëz. Jemi në mungesë të 25% të personelit”, thotë Ilir Dushkaj, sipërmarrës.

Shpesh jemi të detyruar të marrim njerëz pa shumë eksperiencë, pritshmëria është e madhe e turizmit në Shqipëri, në qoftë se ne i prezantohemi mirë, se fillimisht prezantohet personeli, ne ti lëmë një shije të mirë, që ata turistë të bëhen ambasadorë të mirë për vitet e ardhshme.

Tani ka një luftë të brendshme që të gjithë bëjnë ofertat e tyre, pra është hapur ankandi. Unë kam bërë disa kërkesa për të marrë njerëz nga jashtë. Nuk është e lehtë të merren njerëz nga Sri Lanka dhe Bangladeshi me paga që janë gati europiane në fund të fundit.”, shton ai.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta