Nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, biznesmeni Abule del nga SPAK pas katër orësh
19/03/2025 13:30
Biznesmeni Elman Abule u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se Abule qëndroi në SPAK për katër orë..
Abule është vënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ai është pjesë e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë Veliaj u la në masën e sigurisë “arrest në Burg”, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, në “detyrim paraqitje”.
Top Channel