
“Ku i ke shokët? Me këmisha vija-vija te 313”, kështu shprehej Lulzim Basha në një video të postuar në rrjetet sociale, duke iu drejtuar Edi Ramës me ironi për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-ministrat e arrestuar nga SPAK.
Mbrëmjen e sotme, kreu i Partisë Socialiste i është përgjigjur Bashës duke i thënë se PS është oqean dhe jo kënetë apo lugë uji, teka shton se “një bie, qindra ngrihen”.
Me një video ku e ironizon Bashën dhe postimet e tij në rrjetet e tij sociale, me këngën e Unikkatil në sfond, Rama shprehet: Ku i kam shokët unë ë? Ore ta thash mos ma qaj hallin mu. PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen. S’është kënetë si ajo që ishe ti dhe të përzunë, ndër të bënë, por nuk është as lugë uji si kjo që je zhyt!
Ta thash pra, për njerëzit me fat thuhet i lindur me këmishë, po ti ke lindur me këmishë note, me super super fat. Hajde artist se ti je t’u flejt tashi, kur të shohësh nesër këtë, nigjo, mos ma harro nalo içik, kap naj pasagjer demokrat se gjynof, po t’i ha bufi të gjithë.
Top Channel