Arrestimi i Imamoglut/ Nisin protesta në Stamboll, qytetarët përplasen me policinë

19/03/2025 18:01

Protesta masive dhe përplasje me policinë kanë nisur në Stamboll pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Ekrem Imamoglu.

Sipas mediave të huaja, pavarësisht ndalimit, studentët e universitetit u mblodhën për të protestuar. Policia u përpoq të bllokonte marshimin, por mijëra protestues duke brohoritur pro-demokracisë, arritën të thyenin bllokadën e policisë.

Mësohet se jashtë portës kryesore, studentët u bënë thirrje studentëve të tjerë që të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre demokratike. Më pas marshimi u drejtua drejt bashkisë së qytetit në zonën e Saratchane.

Në mobilizim morën pjesë edhe studentë nga universitete të tjera në Stamboll. Policia turke ndaloi protestuesit para Shkollës Ekonomike.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa studentët deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe terrorizmit. İmamoglu u ndalua pas kontrollit në shtëpinë e tij. Janë lëshuar urdhra arresti ndaj 100 personave të tjerë, përfshirë gazetarë dhe biznesmenë. Akuzat variojnë nga korrupsioni te terrorizmi.

Imamoglu i Partisë Republikane Popullore (CHP), përballet me dy hetime të veçanta që përfshijnë gjithashtu akuza për drejtimin e një organizate kriminale, ryshfet dhe manipulim tenderash.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta