
18/03 12:28
Gjatë rubrikës “sy m’Sy”, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që i kërkoi të futej në live me Lulzim Bashën.
Ai e ka pritur me batuta komentin, por duke akuzuar Bashën se “fle gjumë shumë”.
Komentuesi: Fute pak Lulin në live
Rama: Jo live nuk e fus dot se është duke fjetur tani. Por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar sërish dje edhe do t’i jap një përgjigje. Por lëre të flejë edhe pak, ai zgjohet në 12. Tani që është zgjuar, se kur nuk zgjohet nuk zgjohet ai. Ai feston vitin e ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të fillon me 22 qershor, pro është zgjuar këtë herë. Më ka surprizuar.
Top Channel