“Duhet t’i japim fëmijëve BE, jo TikTok”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Çohu në pikë të sabahut dhe futja kot

18/03/2025 08:58

Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me komentuesit në “Sy m’Sy”, teksa ka deklaruar se fëmijëve duhet tu jepet Bashkimi Europian dhe jo TikTok-u.

Ai i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi, për punën e Partisë Socialiste.

Pyetja e komentuesit: Ore a mblidheni me kaq eufori për të bërë punët që ju takon si qeveri, apo vetëm për partinë bëni kështu?

Rama: Duhet t’i japim fëmijëve BE jo Tik Tok. Kemi treninë historisë, kush e kap ecën para, kush kthehet të flejë gjumë, e humbet. Me siguri ke parë videon e mbrëmshme, por mire more si flitet kështu, si ka mundësi. Futja kot, çohu në pikë të sabahut dhe futja kot, nuk e di se çfarë muhabetesh janë këto.

Dje isha në Divjakë me kryetarin e bashkisë dhe fermerë të jashtëzakonshëm me sukses të jashtëzakonshëm por njeri të dashuruar me vendin e tij që i rrinin në kokë punës. Kemi vajtuar në rrugën që po bëhet në Rremas dhe e di çfarë tha kryetari i bashkisë, rruga e parafundit rurale e Divjakës, e di se çfarë do të thotë, rrugët janë të lidhura me standardet.

Uji, nuk ka ujë, s’ka ujë, si nuk ka ujë?! Katër zona urbane kanë pasur ujë 24 orë. 48 urbane dhe 98 rurale. Ju duken shumë juve, tre mandate. Pse nuk u bënë 120 vjet, ku ishit dhe 11 kantiere sot që flasim janë në punë për ujin e pijshëm, plus edhe një bllok tjetër dhe brenda mandatit të katërt mbyllet kjo. Në mes të Vlorës kur shkoja tek gjyshja me pushime nuk kishte ujë të pijshëm 24 orë. Kemi një projekt të jashtëzakonshëm për Karavastanë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta