Biseda 90 minutëshe mes Presidentëve/ Trump zbut Putinin! Rusia pranon të ndalojë ofensivën për 30 ditë

18/03/2025 19:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë biseduar për më shumë se 90 minuta, teksa dy liderët po synojnë të lëvizin përpara me një armëpushim në luftën në Ukrainë, konflikt që ka dërrmuar të dyja palët në aspektin e ushtarëve dhe burimeve.

Menjëherë pas bisedës, Shtëpia e Bardhë njoftoi se dy liderët kanë rënë dakord që lëvizja drejt paqes të fillojë me një armëpushim të energjisë dhe infrastrukturës mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjithashtu është arritur dakordësia për një armëpushim të plotë dhe të përhershëm detar në Detin e Zi.

Ky konflikt nuk duhet të kishte filluar kurrë dhe duhej të kishte përfunduar shumë kohë më parë me përpjekje të sinqerta dhe të mirëbesimit për paqen. Udhëheqësit ranë dakord se lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim energjetik dhe infrastrukturor, si dhe negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme”, njoftoi Shtëpia e Bardhë pas telefonatës.

Pas bisedës së gjatë me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Vladimir Putin ka rënë dakord dhe ka urdhëruar menjëherë ushtrinë që të ndalojë sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës për 30 ditë.

Nga ana e saj, Moska thotë se Putin dhe Trump shprehën interes të ndërsjellë për “normalizimin e marrëdhënieve” midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa u ra dakord gjithashtu për një shkëmbim të burgosurish midis Moskës dhe Kievit për 175 të burgosur lufte (nga secila palë). Moska gjithashtu pranoi të dorëzojë 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë.

Po ashtu, Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të fillojnë menjëherë negociatat edhe në Lindjen e Mesme.

“Udhëheqësit folën gjerësisht për Lindjen e Mesme si një rajon bashkëpunimi të mundshëm për të parandaluar konfliktet e ardhshme. Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme. Ata diskutuan më tej nevojën për të ndaluar përhapjen e armëve strategjike dhe do të angazhohen me të tjerët për të siguruar aplikimin më të gjerë të mundshëm”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Putin kanë rënë dakord se një e ardhme me një marrëdhënie të përmirësuar dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka avantazhe të mëdha, duke përfshirë marrëveshje të mëdha ekonomike dhe stabilitet gjeopolitik kur të arrihet paqja.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta