
Prej disa ditësh tashmë besimtarët myslimanë janë duke agjëruar në kuadër të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.
Për ta kjo sakrificë bart vlerat e pastrimit të shpirtit dhe të solidaritetit me më të dobëtit. Ildije Xhemali nga Elbasani agjëron prej 21 vitesh, për të vlerat e këtij akti janë të mëdha.
Muaji i Ramazanit bashkon më tej njerëzit mes tyre duke hapur dyert e Iftarit dhe duke ndarë me ata që kanë më shumë nevojë. Këtë vlerë të bashkëjetesës shqiptarët e kanë bartuar dhe përçuar ndër shekuj.
Elbasani është një nga qytetet me shumicë besimi mysliman, por edhe një nga qytetet që reflekton më qartë bashkëjetesën fetarë teksa festat kremtohen së bashku e kisha e xhami qëndrojnë e predikojnë fare pranë njëra tjetrës.
Top Channel